Filmi amerikan, pa zë i vitit 1924, adaptim i parë filmik i shfaqjes nga J. M. Barrie, me regji të Herbert Brenon, shfaqet sonte (8 janar), në Kino Armata, nga ora 20:00.
Zyrtarë në Kino Armata njoftojnë se vitin 2020 do ta fillojnë me filma që kanë hyrë në kategorinë e ‘Public domain’, ku njëri ndër ta është edhe filmi “Piter Pan” me role kryesore: Betty Bronson si Peter Pan, Ernest Torrence si Captain Hook, Mary Brian si Wendy, Virginia Browne Faire si Tinker Bell dhe Anna May Wong në rolin e princeshës indiane Tiger Lily. Pas sukseseve të shumta filmi “Peter Pan”, në vitin 2000, u vlerësua si film “i rëndësisë kulturore, historike dhe estetike” nga Biblioteka e Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe është zgjedhur për arkivim në Regjistrin Kombëtar të Filmit.
Kohëzgjatja e filmit në fjalë do të zgjasë 105 min dhe hyrja është falas.