Viti që po e lëmë pas, ka qenë një vit i mrekullueshëm për kinematografinë botërore. Prandaj, në vijim do të sjellë disa nga filmat më të mirë për vitin 2023. Një ndër filmat më të vlerësuar, është komedia ‘The Drop’, në të cilin rolet kryesore luajnë Anna Konkle dhe Jermaine Fowler, si personazhet Lex dhe Mani.
Pasta, filmi ‘Women Talking’, i cili premierën e tij e pati në vitin 2022, por teknikisht doli në kinema në vitin 2023. Ky film ndjek një grup të grave që kanë vuajtur prej vitesh abuzim nga duart e burrave në komunitetin e tyre dhe duhet të vendosin nëse mund ta lënë pas atë tragjedi.
Fantastik ishte edhe filimi “Magic Mike’s Last Dance”, me protagonist Channing Tatum, Selma Hayek etj. ‘Somebody I Used to Know’, ku Alison Brie dhe Jay Ellis luajnë në rolet kryesore.
Kinematografisë botërore gjatë vitit që po e lëmë pas ju shtua edhe një prurje e mrekullueshme filmike, mirë e menduar, i bazuar në ngjarje të vërtetë. Fjalën e kam për filmin ‘Air’, me protagonistë Ben Affleck, Matt Damon, Viola Davis, etj. Filmi tregon historinë e bastit të Nike, për një fillestar në atë kohë, Michael Jordan, për ta bërë yllin e basketbollit ‘basketbollistin më të mirë të të gjitha kohërave’ dhe markën lider dhe referencë në atletet sportive.