Nga kjo e enjte (21.10.21), në kinemanë më të madhe në vend, Cineplexx Kosova, do të keni mundësi ti shihni edhe dy filma të rinj apo premiera botërore. ‘Dune’ është filmi që ka bashkuar një kast të mrekullueshëm aktorësh, si Zendaya, Rebecca Ferguson dhe Oscar Isaac. Filmi i përket zhanrit aksion-aventurë dhe është në regji të Denis Villeneuve.
Për fansat e komedisë dhe animacionit në të njëjtën datë, po ashtu në Cineplexx Kosova, do të jepet edhe premiera e filmit ‘Ron’s Gone Wrong’, ku në rol kryesor është komiku i njohur, Zach Galifianakis.
Biletat janë në shtije dhe mund të blihen online, duke e shkarkuar aplikacionin e Cineplexx KS (iOs dhe android) mirëpo mund të blihen edhe në kinema, nga ora 13:30. Për oraret e shfaqjes së filmave, mund të informoheni më gjerësisht përmes faqes www.cineplexx-ks.eu.