Nga sot (11 korrik) e deri më 15 korrik, në Ferizaj, mbahet Festivali “Playfest”, duke ofruar një kombinim të artit, muzikës, performancës dhe aktiviteteve të ndryshme për të gjitha moshat dhe shijet.
Qyteti i Ferizajt, për pesë ditë me radhë, do të shndërrohet në një destinacion të veçantë për aventurat kulturore, me një audiencë gjithë-përfshirëse, kreative dhe eksploruese.
Festivali multi-kulturor “Playfest”, i pesti me radhë, mbështetësit kryesor ka Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.