Nga sot (13 janar) e deri më datën 22 janar, Bashkimi Evropian në Kosovë së bashku me Kino Armata do të organizojnë ‘Festivalin Evropian të Filmit’.
Të gjithë filmat që do të shfaqen në Kino Armata do të kenë përkthim në gjuhën shqipe dhe angleze, kurse në ”Shtëpinë e Evropës”, në Mitrovicën Veriore filmat e shfaqur do te kenë përkthim serbisht dhe anglisht. Për të gjithë filmat e shfaqur hyrja do të jetë falas.
Më poshtë mund të njiheni me filmat të cilët do të jepen, në Kino Armata, nga ora 20:00:
– më 13 janar, shfaqet filmi “The Constitucion” nga Rajko Grlic (2016),
– më 14 janar, shfaqet filmi “RAY & LIZ” nga Richard Billingham (2018),
– më 15 janar, shfaqet filmi tjetër “King of the Belgians” nga Peter Brosens dhe Jessica Woodworth (2016),
– më 16 janar, mund ta shihni filmin “Strager in Paradise” nga Guido Hendrikx (2016)
– dhe më 17 janar shaqet filmi “Bloody Milk (Petit Paysan) nga Hubert Charuel (2017).
Festivalin i Filmit Evropian vazhdon në “Shtëpinë e Evropës”, në Mitrovicën Veriore, nga ora 19:00 mund të shihni këta filma:
– më 20 janar, shfaqet filmi “The Constitution” nga Rajko Grlic (2016),
– më 21 janar, mund ta shihni filmin “RAY & LIZ” nga Richard Billingham (2018),
– ndërsa, më 22 janar, kur edhe mbaron ‘Festivali i Filmit Evropian’, jepet filmi “ King of the Belgians” nga Peter Brosens dhe Jessica Woodworth (2016), nga ora 19:00.