Ka filluar Festivali Ndërkombetar i Filmit të Animuar – Anibar. Festivali ka filluar në oren 19:30 mbrëmë në kinemanë “Urban” në Pejë kurse tema e ketij viti është “Frika dhe Shpresa”. Drejtori i Anibar-it Vullnet Sanaja, për Radio KFOR-in zbuloj më shumë detaje rreth festivalit:
“Sot është dita e parë e festivalit, kemi fillu me katër puntori në lokacione të ndryshme, programi është ma i larmishëm këtë vit dhe kemi regjisorë nga e gjithë bota. Gjithashtu kemi shumë filma të cilet do ti shfaqim nepër kinema, dhe kisha pas dëshirë me theksu që të shtunen do të jetë edhe prezantimi i Rick and Morty në oren 14:00”.
Z.Sanaja ka ftuar të gjithë degjuesit e Radio KFOR-it që të vizitojnë Anibar-in në Pejë, ku përveç filmave të animuar do të ketë koncerte dhe shumë gjëra pozitive qe do të ndodhin në këto shtatë dite në qytetin e Pejës.