Muzika është çelësi i krijimtarisë, përmes notave të së cilës, ne notojmë atje ku imagjinata jonë na dërgon, është një lum emocionesh, përmes të cilave ne largojmë vëmendjen tonë nga ulje-ngritjet e jetës.
Në ‘Ditën Ndërkombëtare të Pianos’, që shënohet sot (29 mars), pianistja e njohur, znj. Valbona Pula Petrovci, ndau me Radio KFOR-in rëndësinë që ka pianoja në jetën e saj: ‘’Kur me instrument fillon të merresh që nga fëmijëria e hershme, kur instrumenti bëhet pjesë e përditshmërisë tënde, kur po i njëjti shndërrohet në profesionin tënd, atëherë domosdoshmërish që po ky instrument bëhet pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e jetës tënde. Pianoja dhe muzika mund ta ndryshojnë botën, përderisa ndryshojnë njeriun.”
Çdo vit data 29 mars, bashkon adhuruesit e pianos në të gjithë globin për të festuar për “mbretin e instrumenteve muzikore”.