Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar ‘Rising Stars’ kanë hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për edicionin e 9-të, duke ftuar këngëtarë dhe performues të rinj nga vende të ndryshme të botës të bëhen pjesë e këtij festivali, që organizohet çdo vit në qytetin e Gjilanit.
Festivali në fjalë do të mbahet nga data 25 deri më 29 qershor 2026, duke e shndërruar Kosovën në një pikë takimi për artistë të rinj, pedagogë muzike dhe profesionistë të industrisë. Për disa ditë, skena e ‘Rising Stars’ do të jetë hapësira ku talentët e rinj prezantohen dhe vlerësohen nga një juri ndërkombëtare.
Ngjarja është e hapur për kategori dhe grup mosha të ndryshme performimi, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të shfaqin talentin e tyre dhe të krijojnë kontakte të reja artistike.
Aplikimet janë të hapura dhe mund të bëhen përmes faqes zyrtare: www.risingstars-ks.com .







