Exit Festival , një vend i thurrur nga emocionet e kujtdo që ka shkelur në Kala, atje ku ndodhen mrekullitë, ku ylli më i ndritshëm je ti, pritet të jetë magjepsës.
Grupi ikonik britanik dhe grupi më me ndikim elektro-punk i të gjitha kohërave, The Prodigy, rikthehet pas një pauze shumëvjeçare në krye të festivaleve evropiane, përfshirë EXIT.
Duke marrë parasysh lidhjen e thellë të grupit dhe historinë e pasur me audiencën vendase dhe rajonale, pritet që EXIT, të jetë pika kryesore e turneut të tyre të rikthimit.
Programi EXIT 2023 do të kryesohet gjithashtu nga revolucionari i muzikës elektronike, fituesi tetë herë i çmimeve Grammy Skrillex, sensacioni i rrokut Viagra Boys, kolektivi Keinemusik, një nga aktet elektronike më të kërkuara sot, si dhe dyshja CamelPhat, Hot.
Gjithsej 23 emra janë gati të zënë vendin e tyre në Universin EXIT duke ardhur në pesë nga skenat e preferuara të EXIT , skena kryesore, mts Dance Arena, Visa Fusion, Explosive dhe Pachamama, që nis nga data 6 deri më 9 korrik të këtij viti.