Programi mahnitës i filmave online i “Festivalit Evropian të Filmit”, është duke vazhduar tutje falë organizimit të “Shtëpisë së Evropës” në Prishtinë, i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Gothe Insitute, “Institut Français” dhe “Cineuropa”.
Që nga 17 nëntori e deri me 30 nëntor, nga shtëpia juaj mund të vizitoni listën e filmave të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër nga Spanja, Italia, Letonia dhe Gjermania, duke klikuar në ketë adresë elektronike: https://bit.ly/2UQS8nz
Festivali mëton të shfaq larminë dhe kompleksitetin e kulturës së Bashkimit Evropian përmes programit inventiv të filmit, duke hapur rrugë për marrëdhënie të mëtejshme të frytshme ndër personale dhe kulturore.