Në ‘Javën e Binjakëve, Trinjakëve dhe më Shumë’, ne festojmë dhe vlerësojmë mrekullinë e lindjes së dyfishtë, tre apo më shumëfishtë. Lindja e binjakëve, trinjakëve dhe më shumë, njihet si një përvojë e jashtëzakonshme për prindërit dhe familjet e tyre. Lindja e tyre, sjell emocione të ndryshme, të cilat ndërthurin gëzimin e shtimit të anëtarëve të familjes dhe frikën e sfidave të reja që mund të paraqiten. Megjithatë, pasi kjo fazë e hershme kalohet, lidhja e tyre përjetohet edhe më mirë.
Në këtë javë e cila çdo vit shënohet nga data 3 gusht deri më 9 gusht, organizohen ngjarje dhe aktivitete të ndryshme për të ndihmuar prindërit dhe familjet që kanë pasur fatin, të kenë më shumë se një fëmijë në jetën e tyre. Ekspertët dhe profesionistët ofrojnë këshilla të çmuara për të menaxhuar rutinën e tyre të përditshme dhe për të krijuar një mjedis mbështetës, për rritjen e këtyre fëmijëve.
Në këtë javë të ‘Binjakëve, Trinjakëve dhe më Shumë’, le të bëjmë një angazhim për të ndihmuar ata familjarë apo miq, që kanë pasur fatin të kenë më shumë se një fëmijë në jetën e tyre, në këtë rrugë të ëmbël, mirëpo me përplot sfida të vështira të prindërimit.