Dita e sotme është e rëndësishme sepse kombinon shëndetin, edukimin, mbrojtjen e mjedisit dhe sportin, duke krijuar një ndërgjegjësim global për vlerën e dëborës në jetën tonë. Sot (18 janar), në mbarë botën shënohet ‘Dita Botërore e Dëborës’, një ditë që promovon dashurinë për dëborën, aktivitetet dimërore dhe rëndësinë e daljes në natyrë. Shënimi i kësaj dite u nis si iniciativë e Federatës Ndërkombëtare të Skijimit (FIS), e cila synon t’u ofrojë familjeve dhe fëmijëve mundësinë që të zbulojnë magjinë e sporteve në borë. Qëllimi i kësaj dite është të inkurajoj fëmijët dhe të rinjtë të aktivizohen përmes sporteve dimërore, të promovojë jetën e shëndetshme dhe lëvizjen, të ndërgjegjësojë për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe maleve si dhe të sjellë komunitetet së bashku në atmosfera festive.
Kjo ditë na kujton se dëbora nuk është vetëm dekor dimëror, por edhe mundësi për sport, gëzim dhe kohë cilësore me familjen. Në të njëjtën kohë theksohet rëndësia e mbrojtjes së klimës, pasi mungesa e borës po bëhet sfidë për shumë zona malore.







