Krishtlindjet janë një nga festat më të rëndësishme të krishtera. Kjo festë shënohet çdo 25 dhjetor, ku kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas festës së Pashkëve, Krishtlindjet janë festa më e rëndësishme për të gjithë të krishterët ngado që jetojnë.
Sot, Krishtlindjet kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemës së Krishtlindjes, shkëmbimit të dhuratave, familjeve të bashkuara dhe magjia e festës është ardhja e Shën Nikollës apo Plaku i Vitit të Ri, në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes.
Një magji tjetër që ofrohet gjatë kësaj feste, është edhe zbukurimi i qyteteve me drita të shumëllojshme si dhe me dekorimin e bredhit.
Pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por, vetëm në vitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të pemës së krishtlindjes si zbukurim.
E rëndësishme është që secila festë e shënuar ofron dashuri, kujdes dhe një shtytje për të menduar pozitivisht dhe për të qenë më i mire se dje.
Për shumë mot Krishtlindjet!