Mësoni më shumë rreth botës së mahnitshme, me fakte interesante për jetën dhe hapësirën të cilat do t’ju mahisin.
Radio KFOR-i kohë pas kohe do t’ju ofrojë disa fakte interesante:
– A e keni ditur se më parë ngjyra rozë dhe blu nuk posedonin ndonjë specifikë të veçantë apo konotacionet që ne njohim sot për to, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit. Për më tepër, në vitin 1927, revista “Time”, ka publikuar një grafik duke vendosur në evidencë ngjyrat që u takonin vajzave dhe djemve, në bazë të dyqaneve kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më parë meshkujt këshilloheshin të visheshin me ngjyrë rozë dhe vajzat me blu. Për arsye të panjohura, gjërat filluan të ndryshonin rreth viteve 1940, kur prodhuesit e veshjeve ia dedikuan rozën femrave dhe blunë meshkujve.
– A e keni ditur se alfabeti më i gjatë në botë është ai kinez, i cili numëron 72 shkronja dhe gjithsej 105 simbole. Ndërsa ai më i shkurtër është alfabeti kamboxhian, gjithsej 7 shkronja.
– A e keni ditur se elefantët dhe shimpanzetë kanë sjellje të ngjashme me njerëzit, ata përjetojnë çrregullime të llojit stres post-traumë, çrregullime dhe depresion.