Me rreth 200 shtete dhe më shumë se 7.8 miliardë njerëz, bota është e mbushur me vende dhe gjëra interesante, argëtuese dhe magjepsëse.
– A e keni ditur se çdo vit me mijëra letra shkruhen nga fëmijët për Babadimrin, por jo të gjitha letrat e shkruara marrin përgjigje, prandaj punonjësit e Zyrës Postare Kanadeze krijuan një kod postar të veçantë për Babagjyshin e Vitit të Ri, si pjesë e një iniciative të programit për shkrimin e letrave “Santa: HOH OHO”.
– A e keni ditur se gjarpërinjtë mund të ndihmojnë në parashikimin e tërmeteve. Ata mund të ndiejnë një tërmet që vjen nga një largësi prej 121 km, deri në pesë ditë para se të ndodhë tërmeti.
– A e keni ditur se kohëve të fundit lindja e binjakëve është shtuar dukshëm. Një në çdo 30 foshnje të lindura, janë binjak. Shkencëtarët besojnë se kjo tendencë është për shkak të faktit se tani gratë po zgjedhin të krijojnë familje në moshë të shtyrë dhe sa më e moshuar të jetë gruaja, gjasat për të lindur binjak janë më të mëdha. Në shtimin e numrit ka ndikuar edhe intervenimi i fekondimit in-vitro.