A e keni pyetur veten ndonjëherë se si ndikon e qeshura në shëndetin tonë apo për faktin se kur janë njerëzit më të prirur që të ndihmojnë njëri tjetrin?! Për këto dhe fakte të tjera interesante, ju mund të mësoni në vijim rreth botës sonë të mahnitshme, në rubrikën e radhës:
– A e keni ditur se 100 të qeshura janë ekuivalente me 15 minuta stërvitje në një biçikletë statike. Nëse doni shëndet të mirë, qeshni sa më shumë!
– A e keni ditur se “Flow”, është një gjendje mendore që truri juaj hyn në një aktivitet që ju sjell shumë gëzim, ku ju humbni sensin e hapësirës dhe kohës.
– A e keni ditur gjithashtu se një individ ka më pak të ngjarë të ndihmojë dikë në nevojë apo në rrezik, kur njerëzit e tjerë janë të pranishëm. Sa më i lartë numri i kalimtarëve të jetë, aq më pak ka të ngjarë që njëri prej tyre të ndihmojë. Kjo ndryshe njihet edhe si ‘efekti kalimtar’.