Trupi, mendja dhe natyra fshehin mekanizma që shpesh na befasojnë: nga trupat që ngadalësojnë plakjen në kushte ekstreme, tek ëndrrat që trajtohen si kujtime reale dhe kafshët që përdorin dritën si mburojë. Më poshtë gjeni misteret e jetës dhe natyrës që do t’ju bëjnë të mahniteni apo të shihni botën me një tjetër:
– Në kushte ekstreme, trupi i njeriut është në gjendje të ngadalësojë përkohësisht procesin e plakjes, si një mekanizëm mbijetese.
– Në disa kultura indigjene, njerëzit nuk i matin vitet e jetës, por stinët që kanë kaluar. Koha shihet si përjetim, jo si numër.
– Disa kafshë detare ndriçojnë jo për t’u fshehur, por për të verbuar grabitqarët, duke e kthyer dritën në mburojë dhe karrem.
– Në disa kultura, ëndrrat trajtohen si kujtime reale dhe ndahen çdo mëngjes, njësoj si ngjarjet e ditës së djeshme.
– Disa bimë janë në gjendje t’i “mbyllin” rrënjët përkohësisht për t’u mbrojtur nga substancat toksike në mjedis.
– Disa njerëz përjetojnë ndjesinë e papritur të “rënies”, edhe kur janë plotësisht zgjuar, një sinjal ky misterioz i trurit.







