Bota ku jetojmë është e mbushur me sekrete të çuditshme, fakte magjepsëse dhe kuriozitete. Nga natyra e pabesueshme e deri te traditat më të pazakonta të kulturave të ndryshme, çdo cep i globit fsheh diçka që pret të zbulohet. Ja disa kuriozitete interesante nga bota:
– Në Japoni, ekziston një ishull i mbushur vetëm me lepuj dhe quhet “Okunoshima”. Ky vend është një destinacion turistik i pazakontë, ku qindra lepuj bredhin lirshëm dhe janë mjaft miqësorë me vizitorët.
– Në Norvegji, ka një qytet ku ndalohet të vdesësh. Ky vend quhet “Longyearbyen”, një nga vendbanimet më veriore në botë edhe aty nuk lejohet varrosja e askujt, për shkak të ngricave të përhershme që ruajnë trupat dhe kjo rrezikon përhapjen e sëmundjeve.
– Në Zelandën e Re, ka më shumë dele sesa njerëz. Për çdo person në Zelandën e Re ka rreth 5 dele. Ky vend është një nga eksportuesit më të mëdhenj të leshit dhe mishit të deles në botë.
– Kangurët nuk mund të ecin mbrapa. Kjo është një nga arsyet pse kanguri ndodhet në stemën kombëtare të Australisë, e cila simbolizon përparimin dhe lëvizjen përpara.







