Bota është e mbushur me kuriozitete dhe gjëra interesante, argëtuese dhe magjepsëse, e ne në vijim ju ofrojmë disa prej këtyre fakteve interesante.
– A e keni ditur se në Gjermani mesatarja e shpenzimeve të prindërve për rritjen e një fëmije deri në moshën 18 vjeç, është rreth 150 mijë euro.
– A e keni ditur se njerëzit të cilët qëndrojnë të qetë kur kritikohen ka shumë të ngjarë të kenë vetëbesim të lartë. Njerëzit të cilët bëhen agresivë dhe dështojnë kur marrin kritika, ka shumë të ngjarë të jenë narcisë dhe të pasigurt në vetvete.
– Bregdeti i Australisë shtrihet përgjatë 50 mijë kilometrave, në të cilin mund të vizitoni rreth 10 mijë plazhe. Atje ka aq shumë plazhe, sa mund të vizitoni një plazh të ri për çdo ditë, për 27 vite me radhë.
– A e keni ditur se Ryan Kaji, nga Teksasi, fitoi 29.5 milionë dollarë, vetëm nga kanali i tij në platformën YouTube.
– A e keni ditur se mbi 350 milionë njerëz vuajnë nga sindroma ‘Çrregullim i Varësisë ndaj Facebook-ut’.
– A e keni ditur se kangurët për herë të parë u paraqitën në kontinentin e Australisë.







