A keni ditur se në planetin Uran, bie shi me diamante!? Zemra juaj rreh rreth 115 mijë herë, çdo ditë. Trupi i njeriut përbëhet nga rreth 37 trilion qeliza.
Sot, do të mësoni më shumë fakte interesante apo informacione interesante që mund të ju duhen për të filluar një bisedë në shoqëri apo në familje. Dija është fuqi dhe neve nganjëherë na duhet të përmendim vetëm një fakt interesant, që të fillojmë një bisedë akullthyese të përsosur.
– Kopenhaga është vendi më miqësor me biçikleta, në botë.
– Në botë janë rreth 300 gjuhë të ndryshme të shenjave, të cilat në 41 vende të botës njihen edhe si gjuhë zyrtare.
– Në botë ka aq shumë milingona, saqë pesha e tyre e përbashkët është aq e madhe sa të peshonin të gjithë njerëzit bashkë.
– Oqeanet përmbajnë mbi 200 mijë lloje të ndryshme të viruseve, sipas mikrobiologëve është mjaft shqetësuese.
– Banorët në Zelandën e Re kanë më shumë kafshë shtëpiake për familje, se në çdo vend tjetër. Pastaj vendin e dytë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
– Tokio është qyteti më popullsinë më të madhe në botë, rreth 37 milionë njerëz. I dyti është Delhi në Indi, me 29 milionë dhe Shangai në Kinë, me 26 milionë banorë.
– Reklama më e gjatë televizive ishte 14 orë, e transmetuar në Sao Paulo dhe në Brazil më 8 dhjetor të vitit 2018.