Bota është një planet plot me gjëra interesante, bukuri natyrore, e gjëra të pa zbuluara dhe enigmatike. Më poshtë ju sjellim disa fakte interesante që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
Keni dëgjuar që shumë njerëz mund të jenë alergjik ndaj maceve. Por edhe disa mace janë alergjike ndaj njerëzve. Kjo është shumë e pazakontë për faktin se ne lahemi më shpesh se speciet e tjera dhe nuk hedhim aq shumë flokë apo lëkurë të vdekur, mirëpo kjo mund të ndodhë.
Mbretëresha Elizabeta e II, është personi i vetëm në botë që bartë në kurorën e saj, dy nga diamantet më të çmuara në botë, që janë gjetur në vitin 1905, në Afrikë.
Ndoshta nuk e keni dëgjuar më herët, por në Universitetin Cornell, në SHBA, ju mund të diplomoheni në degën e verërave që përfshinë mënyrat dhe teknikat e përgatitjes së verës dhe llojeve të rrushit.
Kështjella më e madhe e rërës e ndërtuar ndonjëherë është në Danimarkë, që ka arritur të hyj në librin e rekordeve ‘Guinness’, në muajin korrik, të vitit 2021. Kështjella është e gjatë 21.16 metra dhe 10% e saj përmban baltë për të qëndruar në vend.