“Të gjithë meritojnë mundësinë që të përfitojnë nga përparësitë kulturore dhe ekonomike që sjellin aftësitë gjuhësore. Mësimi i gjuhëve ndihmon në zhvillimin e tolerancës dhe mirëkuptimit mes kulturave të ndryshme.” – Kjo është një deklaratë e përbashkët e përfaqësuesve të lartë të Këshillit të Evropës dhe të Komisionit Evropian, të cilët më 26 shtator të vitit 2001, vendosën që të shënohet “Dita e Gjuhëve Evropiane”.
Qëllimi i kësaj dite është që të promovohet rëndësia e të mësuarit të gjuhëve të huaja dhe ruajtja e trashëgimisë gjuhësore në Evropë, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit publik për vlerat kulturore dhe ekonomike që sjell njohja e gjuhëve të ndryshme dhe të inkurajojë të gjithë që të përqafojnë shumë gjuhësinë, si një aftësi jetësore.
Gjuha është çelësi që hap dyert drejt kulturave të ndryshme, njerëzve dhe botës. Le të mësojmë, ta duam dhe ta ruajmë shumë gjuhësinë si pasuri që na bashkon dhe na bën më të hapur, më të ditur dhe më njerëzorë.







