Pas një vere të nxehtë, nga sot ditët e netët nisin të freskohen, të cilat na përgatisin për stinën e vjeshtës, e cila nis nesër (23 shtator) dhe zgjatë 89 ditë, deri në 3 minuta pas mesnatës së 22 dhjetorit, kur edhe fillon stina e dimrit.
Vjeshta fillon në momentin kur Dielli, në rrugëtimin e tij gjatë vitit, pret ekuatorin qiellor dhe niset në hemisferën qiellore jugore. Atë ditë Dielli lind saktësisht në lindje dhe perëndon saktësisht në perëndim. Kjo ditë quhet ‘Sanatadita vjeshtore’ ose ‘Ekuivoku vjeshtor’. Vjeshta shënon kalimin nga vera në dimër, në shtator (Hemisfera Veriore) ose Mars (Hemisfera Jugore). Është kjo stina, kur kohëzgjatja e dritës gjatë ditës shkurtohet dukshëm dhe temperatura ftohet ndjeshëm. Gjatësia e ditës zvogëlohet dhe gjatësia e natës rritet.
Gjatë stinës së vjeshtës, natyra merr një pamje përrallore, por megjithatë vendet ku më së shumti dallohet kjo bukuri, janë në Amerikën Veriore, Evropë, Azinë Lindore, Australi dhe në Zelandën e Re.
Gjatë stinës së vjeshtës, shumë shpezë fillojnë të përgatiten për dimër, duke e ruajtur ushqimin nëpër foletë dhe strofkat e tyre.