Pas performancës së bujshme të përmbylljes së kampionatit botëror, Era Istrefi vazhdon me sukseset e radhës. Dje Era publikoi videoklipin e këngës “Oh God”, në bashkëpunim me artistin e njohur xhamajkan Konshens.
Në fakt ishte vet këngëtarja që kishte paralajmruar ditë më parë se ky videoklip do të publikohet sot (ditën e premtë), mirëpo si duket ajo ka dashur të jetë një befasi për adhuruesit e saj, e videoklipi në fjalë u publikua dje, të enjten.
Si çdo herë edhe kësaj radhe, Era Istrefi duket e mrekullueshme përgjatë tërë viedeo klipit.