‘Dita Ndërkombëtare e Fluturimeve Njerëzore në Hapësirë’ ka një rendësi të madhe për njerëzimin. Kjo ditë shënon arritjen historike të njeriut të parë që shkoi në hapësirë, në një kohë kur fluturimi në hapësirë dukej më shumë si një ëndërr, se sa si një gjë e mundur.
‘Dita Ndërkombëtare e Fluturimeve Njerëzore në Hapësirë’ shënohet më 12 prill, të çdo viti, për të shënuar ditën kur kozmonauti Yuri Gagari, u bë njeriu i parë që u fut në hapësirë, më 12 prill, të vitit 1961.
Pas kësaj ngjarjeje historike, shumë shtete dhe organizata botërore filluan të zhvillojnë programe hapësinore, për të kuptuar më mirë hapësirën dhe ndikimin e saj në jetën tonë. Kjo ditë ka një rëndësi të madhe, me që ndihmon në promovimin e eksplorimit hapësinor, zhvillimin teknologjik dhe ndërgjegjësimin për planetin tonë.
Përveç fluturimit historik të njeriut të parë në hapësirë, ka pasur shumë fluturime të tjera në hapësirë nga mjete dhe kapsula, dronë, satelitë, stacione hapësinore dhe anije kozmike.
Këtu do të përmendim fluturimin më të njohura në hapësirë, e ai është realizuar në vitin 1969, kur NASA dërgoi njeriun e parë në Hënë, në anijen hapësinore Apollo 11. Astronautët Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin, shkuan në Hënë në një mision historik, që do të shkruante historinë e njerëzimit.
Fluturimi njerëzor në hapësirë, është një nga sfidat më të mëdha dhe më emocionuese që njerëzimi ka përjetuar ndonjëherë.