‘Dita Botërore e Nutella-s’ u themelua më 5 shkurt, të vitit 2007, nga Sara Rosso, një blogere amerikane dhe entuziaste për Nutella.
Znj. Rosso e donte aq shumë shijen e Nutellës, sa që mendoi se ky krem i ëmbël meritonte një ditë botërore, një ide që të gjithë fansat e Nutellës e pëlqyen shumë dhe ashtu ndodhi.
Nëse edhe ju e pëlqeni Nutella, thuani një “faleminderit” të madh çdo mëngjes në tryezën tuaj të mëngjesit bukëpjekësit Pietro Ferrero. Në kohën e fatkeqësisë, kur Italia po përballej me një mungesë importit të kakaos, pas Luftës së Dytë Botërore, ishte z. Ferrero, ai që pati momentin ‘Eureka’ dhe mendoi të shtonte lajthi për të plotësuar mungesën e kakaos në çokollata. Pjesa tjetër, siç thonë ata, është histori e ëmbël dhe e shijshme!
Ditën e sotme apo pasionin për Nutella, mund ta festoni, duke shpërndarë foto, ide, frymëzime dhe receta të ndryshme në rrjete sociale.