Revista 4You Magazine për më shumë se 20 vite, po vazhdon të mbetet një nga revistat më të dashura për të rinjtë, duke i informuar dhe argëtuar ata përmes artikujve të ndryshëm.
Në numrin më të ri të muajit shtator, lexuesit do të kenë mundësinë të lexojnë më shumë për dy shkolla në Gllogjan dhe atë në Llaplje Sellë në rubrikën “Shkolla e Muajit”.
Lexuesit mund të mësojnë më shumë edhe rreth karrierës së këngëtares Arilena Ara, e cila këtë muaj do të jetë në ballinën e revistës. Ky numër do përfshijë lajme edhe për sport, art, gjuhët si dhe një artikull që flet për gjuhën e urrejtjes.
Nëse jeni të interesuar të lexoni artikuj interesant për kampet shumetnike të të rinjve, atëherë Revista 4You Magazine ju ofron edhe këta artikuj si dhe mund të gjeni këshilla për blerjen e mjeteve shkollore.







