Kjo javë ka nisur mbarë, me ngjarje të shumta të cilat mund ti ndiqni dhe të bëheni pjesë e tyre. Nëse ju pëlqen leximi dhe diskutimi i tregimeve të letërsisë klasike e bashkëkohore dhe nëse dëshironi t’i përmirësoni aftësitë tuaja të leximit dhe të folurit në gjuhën angleze, të martën me 18 prill, nga ora 18:00, në hapësirat e truAktiv-it mund të bashkoheni me ‘Klubin e Tregimeve të Shkurtra’, për të diskutuar tregimin “Green Red Orange”, nga autorja Mariana Enríquez.
Për fansat e filmit, një ngjarje tjetër interesante ka qenë padyshim ‘BELMONDO 101’, ku si pjesë e këtij organizimi Kino ARMATA do të shfaqë një dramë-krimi franceze, të vitit 1962 ‘Le Doulos’, me skenar dhe regji të Jean-Pierre Melville, adaptuar nga romani me të njejtin emër nga Pierre Lesou. Kjo dramë do të shfaqet sot (17 prill) nga ora 19:00, në hapësirat e Kino Armata.
Një tjetër ngjarje e rëndësishme për tu ndjekur është padyshim lëvizja #MoseMerrMalin , që mirren me rigjenerimin e pyjeve të humbura të Kosovës, që po zbarkon në qytetin e Gjilanit! Si pjesë e kësaj lëvizjeje, Sustainability Leadership Kosova këtë të mërkurë (19.04.23), nga ora 10:00 do të organizoj një seminar dhe panel diskutimi në Gjilan.
Muzika elektronike është një tjetër hapësirë e dashur për të rinjtë e vendit tonë, prandaj edhe Zone Club vjen me organizimin vjetor, me një ‘Local Legends Party’. Me datën 22 prill, do të keni mundësinë të shijoni muzikën nga: Blanco, artssassin, AAMIR, Altin Boshnjaku, B2B, Liburn, Likatek dhe Besa M.