Që nga muaji mars i vitit 2020, kur u shpall pandemia si pasojë e COVID-19, përveç ndalesave të shumta sociale, ishte edhe ndalesa e vizitave familjare, sidoos tek familjarët e moshuar ose tek ata që kanë imunitet të dobët.
Por, a ekziston edhe më tutje rreziku i përhapjes së virusit përgjatë mbledhjeve dhe vizitave familjare?, – për Radio KFOR-in foli pulmologu, Dr. Arbër Ismajli: “Rreziku ekziston, duhet të kemi shumë kujdes kur vizitojmë familjarët apo miqtë e moshuar. Është e kuptueshme që familjarët duan të shijojnë shoqërinë me njëri-tjetrin, sidomos përgjatë vikendit, por unë iu them që edhe më tutje duhet të respektohen masat e vëna nga institucionet përkatëse, derisa ta largojmë përfundimisht këtë virus.”
Në fund të fundit, u takon familjeve të përcaktojnë nëse duan të rrezikojnë veten dhe të tjerët përgjatë vizitave dhe kontaktit fizik, duke ditur se njerëzit mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje të ndryshme, si me diabet, sëmundje të zemrës ose mushkërive, janë të ndjeshëm ndaj komplikimeve të rënda nga COVID-19.