Edhe fundi i muajit shkurt ofron ngjarje të shumta kulturore për artdashësit, me të cilat mund të njiheni më poshtë lajmit:
– Baleti Kombëtar i Kosovës, më 18 shkurt nga ora 20:00, jep shfaqjen “Tranzminiaturen & Tangata”, me koreografi të Ricardo Fernando’s.
Akademia e Arteve, më 21 shkurt, nga ora 20:00, jepet shfaqjen “Kllapa”, nga Shaip Grabovci, nën regji të Naser Shatrolli dhe Lirim Behluli.
Më 22 shkurt nga ora 20:00, në Teatrin Muharrem Qena në Mitrovicë, do të jepet shfaqja “Katër Epoletat”, në regji të Haqi Mulliqit.
Teatri Adriana në Ferizaj, më 25 shkurt, nga ora 20:00, ofron shfaqjen ‘Fuego”, nga Shpëtim Selmani dhe me regji të Fadil Hysaj.