Organizata “Ec Ma Ndryshe”, po vazhdon të sjell trajnime të cilat në fokus kanë aftësimin e të rinjve dhe jo vetëm. Kësaj radhe, me datat 1, 2 dhe 3 mars, kjo organizatë mbanë trajnimin e projektit për ‘Aktivizmi dhe Vullnetarizëm në Komunitet’, në rajonin e Ferizajt dhe të Gjilanit.
Valon Xhabali nga organizata ‘Ec Ma Ndryshe”, tha për Radio KFOR-in: “Në këtë rast jemi me nxënësit e shkollave të rajonit Ferizajt dhe të Gjilanit ku për tre ditë do të ketë aktivitete e ligjerata me temën e aktivizmit dhe vullnetarizmit, po në të njëjtën kohë do të punohet edhe me idetë-promozimet e nxënësve të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë, ku bashkë me disa mentorë dhe trajnerë, idetë e tyre, idetë e 30 nxënësve do t’i përpunojmë dhe gjatë muajve të ardhshëm do t’i realizojmë ato ide, të cilat mendojmë që do t’i ndihmojnë komunitetit ku ata jetojnë”.
Ndryshe ky projekt mbështetet financiarisht prej Ambasadës së Luksenburgut dhe manxhohet nga organiztata KCSF dhe implementohet nga ‘Ec Ma Ndryshe’.