Sot shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e të Qeshurës’, historia e së cilës daton që nga viti 1997, atë vit kur psikologu, Izzy Gesell, ftoi gjithë botën që ti bashkohen në këtë ditë dhe me aktivitetet argëtuese që ai i bënte, inkurajonte të gjithë që të qeshnin. Prandaj, që nga viti i lartpërmendur, bota çdo 14 prill, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të së Qeshurës’.
Sipas psikologut Izzy Gesell, e qeshura është po aq thelbësore sa edhe frymëmarrja dhe qëllimi i kësaj dite është të motivojë njerëzit që të jenë pozitiv në jetë.
Studimet mjekësore kanë treguar se e qeshura redukton stresin, rrit qarkullimin e gjakut dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Derisa të tjera studime dëshmuan se nëse qeshni para se të flini do të bëni gjumë më të mirë.
E qeshura është ngjitëse prandaj mos harroni të buzëqeshni çdo ditë, pasi do të motivoni edhe të tjerët afër jush ta bëjnë të njëjtën gjë. Buzëqeshni jetës!