Një nga kënaqësitë e vogla të përditshme dhe shumë herë të pa rezistueshme, është çokollata. Sot me 7 korrik, bota shënon ‘Ditën Botërore të Çokollatës’, për të festuar jo vetëm për shijen e saj por edhe për të nderuar punën e mijëra punëtorëve të cilët në kushte shpesh jo të favorshme prodhojnë çokollatën.
Çokollata vjen nga fara e pemës tropikale të kakaos Theobroma. Kakao është kultivuar për shekuj dhe rritet në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Veriore. Meqenëse farat e pemës së kakaos kanë një shije shumë intensive dhe të hidhur, ato duhet të fermentohen për të zhvilluar shijen. Pasi të fermentohen, përpunuesit thajnë, pastrojnë dhe pjekin fasulet. Pas pjekjes, krijohet kakao që më pastaj shndërrohet në çokollatë.
Criollo është një varietet shumë i rrallë dhe i çmuar i kakaos që ishte në rrezik të zhdukjes për shumë vite. Kurse një nga çokollatat më të shtrenjta në botë është çokollata To’ak, që kushton rreth 400 dollarë.







