28 shtatori i është rezervuar ‘Ditës Ndërkombëtare të Informimit’, të drejtës për të ditur apo për t’u informuar.
Zëvendësja e parë e Avokatiti të Popullit, Majlinda Sinani Lulaj, në shënimim e kësaj dite të rëndësishme, për Radio KFOR-in tha:
“Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim, në fakt si e drejtë qëndron në thelb të fuknsionimt të një shoqërie demokratike e natyrisht e tillë aspirohet që të jetë edhe kjo shoqria në të cilën ne jetojmë. Dhënia dhe marrja e infomacioneve siguron pjesëmarrjen dhe aktivizmin qytetar në procese vendimmarrëse por, në anën tjetër qasja në informacion siguron qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.”
Ishte viti 2015, kur Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s shpalli këtë ditë të njohur botërisht, si “Dita Ndërkombëtare për Qasjen Universale në Informata”.