Çdo vit më 15 korrik, shënohet “Dita Botërore e Aftësive të të Rinjve”, e caktuar nga Kombet e Bashkuara, që për synim ka rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e pajisjes së të rinjve me aftësi për punësim, sipërmarrje dhe punë të denjë.
Në këtë ditë dhe çdo ditë tjetër duhet të ndihmohen të rinjtë, që të fitojnë arsimimin dhe aftësitë e nevojshme për të formuar një të ardhme më të mirë, më të qëndrueshme për të gjithë ne.
Përmirësimi i aftësive të të rinjve është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm duke qenë se bota po kalon ngadalë drejt zhvillimit të qëndrueshëm.







