Radio KFOR-i në vazhdim ju ofron disa këshilla shumë të rëndësishme për masat themelore mbrojtëse kundër koronavirusit:
Mbulojeni gojën kur kolliteni dhe teshtini:
Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë kur të kolliteni dhe teshtini. Hudheni në shportë për mbeturina faculetën që e keni përdorur.
Pastroni duart shpesh:
Pastroni shpesh duart me sapun dhe ujë për së paku 20 sekonda.
Mos i prekni sytë, hundën dhe gojën:
Duart prekin shumë sipërfaqe të cilat mund të jenë të kontaminuara me virus. Nëse i prekni sytë, hundën ose gojën me duart tua të kontaminuara, ju mund ta bartni virusin nga sipërfaqja te vetvetja.
Mbani distancë:
Kur dikush është i infektuar me sëmundje të frymëmarrjes, si koronavirusi, kollitjet ose teshtitja e tyre mund të bartin spërkala të vogla me virus. Nëse jeni shumë afër, ju mund ta thithni atë virus. Distanca që preferohet është rreth 1.5 metër.
Qëndroni në shtëpi
Nëse keni ethe, kollë dhe probleme me frymëmarrje, qëndroni në shtëpi dhe menjëherë kërkoni këshillë mjekësore sepse kjo mund të vijë si pasojë e infektimit respirator ose të sëmundjes së koronavirusit.
Nëse vëreni një nga këto simptoma të virusit, telefononi në 038 200 80 800:
Telefononi në 038 200 80 800 dhe mundësoni ofruesit të kujdesit emergjent që t’ju drejtojë sa më shpejt që është e mundur te institucioni përkatës shëndetësor.
Tregoni mjekut nëse keni udhëtuar kohën e fundit ose nëse keni pasur ndonjë kontakt me personat që kanë udhëtuar. Kjo gjithashtu ndihmon në parandalimin e mundshëm të përhapjes së koronavirusit dhe virusëve të tjerë.