“Nëse mbrohen të drejtat e të gjithëve, atëherë ne mund t’i japim fund AIDS-it,” kjo është motoja e këtij viti që është përzgjedhur për të shënuar “Ditën Botërore të Diskriminimit Zero”. Kjo ditë shënohet çdo vit më 1 mars, që nga viti 2014, kur Organizata e Kombeve të Bashkuara përmes një programi HIV/AIDS filloi fushatën e cila promovon diversitetin dhe thekson se të gjithë njerëzit duhet të jenë të rëndësishëm dhe të barabartë, pa asnjë lloj dallimi.
Bota ka bërë përparim të madh drejt synimit për t’i dhënë fund AIDS-it, si një kërcënim për shëndetin publik, deri në vitin 2030, duke tërheq vëmendjen tek miliona njerëz që ende vuajnë nga përjashtimi social dhe ekonomik për shkak të paragjykimeve dhe intolerancës.
Pra, rruga që i jep fund AIDS-it është një rrugë e të drejtave për të gjithë.