Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa shumë shpejt do të jetë prezente në Madame Tussauds, por në formë të dyllit. Ishte vet Dua që paralajmëroi një gjë të tillë përmes Instagram-it, duke bërë shaka se “trupi i saj i dyfishtë” do të shfaqet në ngjarjet private.
Statuja prej dylli do t’i bashkohet një numri të madh, të të famshmëve të zhanrit Pop duke përfshirë si :One Direction, Ed Sheeran, Miley Cyrus etj.