Drita do të nisë garën kualifikuese në Europa League, nga raundi i tretë. “Intelektualët”, do të përballen ndaj kampionit rumun, Steaua Bukureshti me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Bukuresht.
Më tej, Drita ka mësuar edhe rrugëtimin e saj, ku në rast të kualifikimit në play-off do të përballen me Aberdeen. Nëse Drita eliminohet, atëherë bie në play-off të Conference League.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten (07.08.25), në Bukuresht, në orën 20:30.







