Në kuadër të natës së filmit dhe dhurimit të librave, nesër (24 korrik), nga ora 19:00, në hapësirën e Qendrës së Kulturës në Lipjan ‘Sbunker’, do të sjell dokumentarin “At Home in the World”.
Dokumentari në fjalë jep një pasqyrim unik të jetës, sfidave të krijimit të një shtëpie të re dhe përballjes me përvojat e vështira të së kaluarës.
Ky projekt është siguruar nga programi i DokuFest “Shkolla dhe Filmi Dokumentar”, të komisionuara nga fondacioni “The WHY Foundation” nga Danimarka, për shfaqje publike që kanë karakter edukativ.
Pas shfaqjes të filmit “At Home in the World”, do të dhurohen edhe disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.