Veçanërisht gjatë sezonës se dimrit dhe në këtë kohë pandemie, vitamina C është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha, për të mbajtur në gjendje të mirë enët e gjakut, nevojitet për absorbimin e hekurit nga organizmi si dhe rikuperimin e shpejtë në rast sëmundje. Vitamina C na mbron edhe nga gripi sezonal, atëherë kur sistemi ynë imun është i dobët atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze. Profesionistët shëndetësor rekomandojnë që vitamina C është mirë të merret 2-3 herë gjatë ditës (nga burimet ushqimore), pasi nëse e marrim në mënyrë të përqendruar, organizmi ynë nuk arrin ta përthithë të gjithën.
Një tjetër produkt magjik për shëndetin është edhe mjalti, i cili ka dobi të panumërta, që përveç se i bën mirë shëndetit, po ashtu është shërues i shumë sëmundjeve. Duke konsumuar mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorrëve do të zhduken, ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend si dhe forcon trupin fizikisht. Nëse mjalti konsumohet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë, ndërsa i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut. Me përdorimin e mjaltit pastrohet edhe gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup.
Këto janë disa nga përfitimet e shumta që përdorimi i mjaltit dhe vitaminës C sjellin në organizmin tonë.