Një shëtitje në natyrë mund të jetë e mirë për shëndetin dhe lumturinë tuaj. Por për të folur për dobitë e ecjes në natyrë Radio KFOR-i ka kontaktuar kryetarin e klubit Alpin Prishtina, Nazmi Hasanramaj: “Ecja rekreative dhe aktivitetet e ngjashme në natyrë duhet të jenë synim kombëtar sepse lidhen direkt me shëndetin fizik dhe mendor të popullsisë. Dobitë kryesore të ecjes rekreative që luajnë një rol të madh në shëndetin tonë janë: përmirësimi dhe forcimi i sistemit kardio-vaskular, përmirësimi dhe forcimi i sistemit të frymëmarrjes, rritja dhe forcimi i masës muskulore trupore, rritja e stabilitetit motorik të trupit, zbutja e pasojave post-covid, njohja e vendeve të ndryshme natyrore, rritja e përgjegjësisë për ambientin që na rrethon, efekti qetësues dhe anti-stresues i ambientit natyror, nxitja e shprehive pozitive e të jetuarit, njohja me pasuritë turistike të Kosovës si dhe me diversitetin e vendit.”
Si do që të jetë moti, ecja në natyrë nuk është e mirë vetëm për zemrën, mirëpo do të keni edhe përfitime mendore dhe gjithashtu mund të zvogëloj rrezikun nga depresioni.