Duke njohur rëndësinë e ndërgjegjësimit për nevojën urgjente për të ruajtur arsimin nga sulmet e ndryshme, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me datën 28 maj, të vitit 2020, vendosi që datën e sotme 9 shtator, ta shënoj si “Ditë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Arsimit nga Sulmet”.
Kjo ditë u krijua si përgjigje ndaj numrit në rritje të sulmeve ndaj shkollave dhe institucioneve arsimore në mbarë botën, duke përfshirë granatimet, bombardimet dhe pushtimin, të cilat përfshijnë gjithashtu rekrutimin dhe përdorimin e fëmijëve në konflikte të armatosura.
E drejta për arsimim duhet të respektohet, të mbahet dhe të gëzohet nga të gjithë.







