Teatri si formë arti, duhet vlerësuar çdo ditë, në fakt është shumë e rëndësishme që edhe gjeneratat e reja, ti njoftojmë sa më herët me shfaqjet e bukura nga aktorët e talentuar edhe nëpër teatrot tona. Dita e sotme, 27 Marsi, shënon ‘Ditën Botërore të Teatrit’.
Këtë vit, në fokus të Institutit Ndërkombëtar të Teatrove, do të jenë gjeneratat e reja dhe artistët në zhvillim.
Shënimi i kësaj dite, do të bëhet online dhe natyrisht video e përmbledhur është publikuar në faqen zyrtare të shënimit të kësaj dite, www.world-theatre-day.org .