Çdo janar, zakonisht të hënën e tretë të muajit, shënohet “E hëna blu”, një ditë që shpesh etiketohet si “dita më e trishtuar e vitit”. Edhe pse koncepti ka origjinë më shumë mediatike sesa shkencore, kjo dittë përdoret për të reflektuar mbi humorin, lodhjen dhe sfidat emocionale që vijnë pas festave të fund vitit.
Edhe pse nuk ka bazë shkencore, shumë njerëz identifikohen me këtë ndjesi, ku muaji janar, shpesh sjell një kthim të papritur në rutinë, nivel të ulët energjie dhe mungesë motivimi. Për këtë arsye, “E hëna blu”, ka marrë vëmendje të madhe nga psikologë, organizata dhe media që e përdorin si një mundësi për të folur mbi shëndetin mendor dhe rëndësinë e kujdesit ndaj vetes por edhe ndaj atyre që mund ti ofrojmë dorën.
Në vend që të shihet si një ditë negative, shumë organizata sociale dhe profesionale e shndërrojnë këtë ditë në një thirrje për reflektim e përkujdesje.
Pavarësisht nëse “E hëna blu” është mit apo realitet, për secilin prej nesh le të shërben kjo ditë si një kujtesë, se mirëqenia mendore është po aq e rëndësishme sa edhe ajo fizike.
Nuk ka ditë të caktuara që të ndihemi të trishtuar, siç nuk ka ditë të caktuara që të kemi humor të mirë, por gjithmonë ka hapësirë për t’u kujdesur për veten, për të kërkuar mbështetje dhe për t’i dhënë vetes pak më shumë dashuri.







