“Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit për Zhvillimin Ekonomik dhe Social’, çdo vit shënohet me datën 5 dhjetor dhe ka për qëllim të nderojë dhe vlerësojë kontributin e vullnetarëve në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale në mbarë botën.
Kjo ditë thekson rëndësinë e angazhimit të individëve dhe grupeve që japin kohën dhe energjinë e tyre, për të mbështetur zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërive, veçanërisht në zonat që kanë nevojë për ndihmë.
Aktivitetet që realizohen gjatë kësaj dite, synojnë të nxisin edhe persona të tjerë që të angazhohen në projekte vullnetarizmi dhe të ndërgjegjësojnë edhe më shumë njerëz për rolin e vullnetarizmit në arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.