Çdo vit më 9 maj, kontinenti evropian feston ‘Ditën e Evropës’, një datë me rëndësi historike dhe simbolike për të gjithë ata që besojnë në unitet, paqe dhe vlerat e përbashkëta evropiane. Kjo ditë nuk është thjesht një përkujtim i ngjarjeve të së kaluarës, por një reflektim mbi rrugën që ka ndjekur Evropa dhe një vizion për të ardhmen që po ndërtohet mbi solidaritet, bashkëpunim dhe liri.
‘Dita e Evropës’ ka rrënjët e saj në ‘Deklaratën Schuman’ të vitit 1950, ku më 9 maj të atij viti, Ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, propozoi një ide revolucionare, që vendet evropiane të fillojnë bashkëpunimin ekonomik dhe unitetin e popujve evropian përtej dallimeve kulturore, gjuhësore apo historike.
Kjo ditë nuk feston thjesht një union politik, por besimin se e ardhmja mund të ndërtohet përmes unitetit në diversitetit.