Në një kohë kur urbanizimi po rritet me ritme të shpejta në mbarë botën, shënimi i ‘Ditës Botërore të Qyteteve’ është tejet i rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes për sfidat që qytetet përballojnë, si: mungesa e infrastrukturës së qëndrueshme, trafiku dhe ndotja, pabarazitë sociale e ekonomike si dhe strehimi jo i sigurt ose i papërballueshëm. Tema e sivjetshme me të cilën shënohet kjo ditë, është “Financimi i qyteteve të qëndrueshme”, duke theksuar nevojën për investime të mençura dhe bashkëpunim global për ndërtimin e qyteteve gjithëpërfshirëse, të gjelbra dhe të qëndrueshme për të gjithë.
Kjo ditë është një mundësi për qeveritë lokale, organizatat dhe qytetarët që të ndajnë praktika të mira, politika efektive dhe inovacione që ndihmojnë në zhvillimin urban.
Është shumë e rëndësishme të shënohet ‘Dita e Qyteteve’, jo vetëm si një moment simbolik, por si një platformë për reflektim, dialog dhe veprim konkret në përmirësimin e jetës urbane.







