Kaligrafia njihet si art në formë të shkruar. Sot (16.08.23), shënohet ‘Dita e Kaligrafisë’, dorëshkrime këto të bukura dhe të veçanta, të cilat përdoren në shumë koncepte dizajni, për reklamime dhe promovime. Kaligrafia ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe ka qenë një formë arti domethënëse, që shënon pika thelbësore në historinë e njerëzimit.
Kinezët, egjiptianët, vendet islamike dhe qytetërimet e lashta perëndimore, të gjithë kanë pasur stile bukurshkrimesh të ndryshme, të formuara nga kulturat e tyre, sepse kaligrafia është kombinim i artit pamor në atë të shkruar. ‘Dita e Kaligrafisë’, u themelua në vitin 2017 dhe çdo vit, festohet në të mërkurën e javës së dytë, të muajit gusht.
Dita e sotme, feston këtë art dhe inkurajon të tjerët që të marrin pjesë dhe të mësojnë më shumë rreth kësaj forme arti. Të gjithë ne mund të festojmë këtë ditë, duke u munduar të shkruajmë bukur, me stil dhe të shndërrojmë fjalët tona në art.







