Sot (10.02.24), artdashësit në të gjithë botën festojnë ‘Ditën Globale të Filmit’, një ngjarje emocionuese që nxit dashurinë për kinemanë në çdo cep të globit. ‘Dita Globale e Filmit’ festohet në të shtunën e dytë të muajit shkurt, duke u përputhur me ceremoninë e ‘Ndarjes së Çmimeve OSCAR’.
Kjo ditë shënohet për të festuar fuqinë e filmave dhe kapacitetin e tyre për të frymëzuar dhe për të ndryshuar jetët e njerëzve. Në këtë ditë të veçantë shpërndahen çmime, organizohen projeksione filmash klasik dhe premiera të filmit, duke krijuar një atmosferë festive që lidh shikuesit me artin dhe krijuesit e filmit në mbarë botën.
Nga Hollywood-i në Bollywood, nga kinematografit evropiane në ato aziatike ‘Dita Globale e Filmit’ shërben si një dritare që hap mundësinë për të eksploruar dhe vlerësuar diversitetin e prodhimeve kinematografike.